Kronikë

Berat/ Ktheu apartamentin në fole prostitucioni për 2 gra vietnameze, arrestohet 31-vjeçari me precedentë penalë (VIDEO)

23 Korrik, 11:10| Përditesimi: 23 Korrik, 11:58

  • Share

Berat- Kthehu apartamentin në fole prostitucioni për gra vietnameze, arrestohet 31-vjeçari me precedentë penalë të mëparshëm për vrasje në tentativë, dhunë në familje dhe vjedhje.

Policia e Beratit finalizoi sot (23 korrik) operacionin e koduar “Kontakti”.

Hetimet u kryen nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, pas informacioneve në rrugë operative për aktivitetin në lagjen “30 Vjetori” të 2 vietnamezeve që ushtronin prostitucion.

“Si rezultat i një hetimi të kryer për rreth një javë, me metoda proaktive, për goditjen e një rasti të qiramarrjes së ambientit, për të ushtruar prostitucion, në kuadër të operacionit “Kontakti”, u vunë në pranga shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë, për veprat penale "Vrasja”, mbetur në tentativë, "Dhuna në familje" dhe "Vjedhja"), si dhe shtetaset vietnameze Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe”, bëri me dije policia vendore.

Si prova materiale u sekuestruan pasaportat e 2 shtetaseve, 4 celularë dhe para të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

“Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari iu kishte dhënë me qira, 2 shtetaseve, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, në të cilin ato ushtronin prostitucion. Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”, sqaroi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?