Berat - Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Beratit pasi kishin kultivuar kanabis në fshatin Osmëzezë.
Sefedin dhe Ronaldo Mehmetaj (kushërinj) u kapën në flagrancë teksa ishin te parcela.
64 bimët u asgjësuan nga uniformat blu.
Ndërkohë efektivët sekuestruan edhe një armë gjahu çifte dhe disa fishekë në banesën e 29-vjeçarit, Sefedin Mehmetaj.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve me metoda proaktive, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan.
Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. M, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Komente
