VIDEO e re nga aksidenti tragjik në Berat/ 25-vjeçarja po parakalonte, devijoi për të shmangur kamionin e përfundoi në lumë! Humb jetën së bashku me djalin 6-vjeç!

27 Qershor 2022, 14:44| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 17:44

  • Share

BERAT- Një 25-vjeçareje së bashku me djalin e saj 6-vjeç u është ndërprerë jeta në mes, si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Beratit. E reja, Klaudia Xhaferaj sapo kishte marrë djalin e saj nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi, por për fat të keq makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në Lumin Osum.

Report Tv sjell videon nga momenti i aksidentit, ku shihet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga e reja. Kjo  pasi makina  tip ‘ML’ me targa AA 515 CA me të cilën po udhëtonte e reja, ka hyrë në parakalim, e në tëntativë për të shmangur kamionin ka devijuar, duke përfunduar në lumin Osum, pa frenuar aspak. 

Aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 dhe kanë qenë qytetarët të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për t’u dhënë ndihmën e parë, por për fat të keq kjo tentativë ka rezultuar e dështuar pasi nënën dhe djalin i nxorën nga makina pa shenja jete. Rreth 30 minuta, qytetarët kanë bërë të pamundurën që të shpëtojnë nënën dhe djalin, por pa rezultat. Ato kanë thyer xhamin e makinës duke nxjerrë trupin e fëmijës, dhe më pas ndërhynë për të nxjerrë edhe nënën, por për fat të keq nuk dhanë asnjë shenjë jetë.

Bashkëshorti dhe babai i djalit, ishte emigrant në Angli, por kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në vendlindje.

Ora 17:34
Del VIDEO e re  nga aksidenti tragjik në Berat/ E reja ishte në parakalim, devijoi për të shmangur kamionin, por përfundoi në lumë

Një video tjetër nga aksidenti tragjik në Berat ndihmon për të kuptuar se si ka ndodhur aksidenti. E reja ishte futur në parakalim, aty i ka dalë përballë kamioni dhe në tentativë për të devijuar rrugën ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumë. Për rrjedhojë, humbën jetën nënë e bir, 25 dhe 6 vjeç.  

Ora 15:26
VIDEO/ Ja momenti kur nëna dhe djalin përfundojnë në Osum! Kangjellat ‘si prej letre’, s’ndaluan aksidentin tragjik

Në videon e siguruar nga Report Tv duket qartë se si ka ndodhur aksidenti. Ajo që vihet re është se kangjellat e vendosura mbi urë nuk e kanë ndihmuar që të mos përfundojë në lumë.

Ora 15:16
Aksidenti tragjik në Berat/ Nëna sa kishte marrë djalin nga shkolla, 6-vjeçari i ulur në sexholino

1656334731_Sequence03.00010121.Still023.jpg

Report TV ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Berat. Viktima është identifikuar si Klaudia Xhaferaj 25-vjeç nga Berati, teksa po kthehej së bashku me djalin e saj nga shkolla. Fëmija ka qenë i ulur në sexholino,  thonë burime për Report Tv. 

Ora 14:58
Berat/ Nëna me fëmijën përfundojnë në lumë, momenti kur qytetarët tentojnë t’i nxjerrin nga makina (VIDEO)

 

Report Tv sjell pamje nga momenti kur qytetarët janë futur në lumë për të shpëtuar nënën dhe fëmijën e saj, por për fat të keq kjo tentativëë e tyre nuk rezultoi e suksesshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zyber: 28/06/2022 10:04

    Problemi i pare eshte Psikologjia, ça i duhej kesaj te shkrete me gjithe te birin gjynah te parakalonte, parakalimi eshte nje manover jo e lehte e veshtire (azzardo), dhe behet ne keto kushte 1 vleresoj gjendjen time psiko fizike shendetsore, 2 shikoj nese kodi rrugor ma lejon, 3 shikoj nese ka fushepamje dhe kushtet atmosferike dhe te rruges jane te mira, 4 shikoj nese nuk vjen makine perballe, 5 nese jo vë signalin majtas ,6 kryej parakalimin ,7 ve signalin djathtas dhe kur shoh fenerin e majte te makines qe parakalova hyj ne korsine time djathtas, drogat dhe pija, o shqiptare mësoni te mësoni

    Përgjigju
  • Deti: 28/06/2022 09:49

    Qoft i xhehnetit djali dhe e jema.Por femra dhe timoni eshte shume perzierje e rrezikshme.Ajo rruga aty dikur e ka pas borduren mbi 20cm saqe dhe kamioni sdilte dot nga rruga edhe me dash.Po berati tashme eshte si uznova dikur dmth vetem emri i ka ngelur.

    Përgjigju
    • Boti: 28/06/2022 10:05

      Ore zotri je beratas a jo ti? Se nese je, ndoshta nuk mban mend sa djem kan perfunduar ne lume me makina dhe kan vdekur edhe kur iahin ato bordurat prej betoni.Thuaji shyqyr qe ne trotuar nuk kishte njerez si heren e parafundit qe dikush perfundoj ne te njejten menyre.Ato jane kangjella per kembesoret jo per te mbajt makinen.eshte trotuar aty jo autostrade.

  • Iris: 28/06/2022 02:04

    Ky aksident eshte kompleks.Nuk me duket se kemi te bejme me parakalim.Zakonisht rekomandohet qe per te shmangur perplasjet,makina duhet te marre drejtimin pjerrtazi,si kallezat e grurit.Ndoshta viktimes i eshte dukur sikur kamioni i eshte afruar me shume se c'duhet dhe ka devijuar pjerrtazi.Problemi tjeter eshte qe rruga aty eshte shume e ngushte,trotuari shume i ulet dhe kangjellat jane dekorative,jo te pershtatshme per te mbrojtur makinat,kur aty duhet te kishte mbrojtese te forta,sidomos po te mendosh qe poshte ka lume.Nje tjeter problem eshte shpejtesia qe lejohet ne ate rruge,qe eshte e tepert,jo vetem per pozicionin e rruges prane lumit,ngushtesine e saj,por dhe per trafikun qe kalon aty.Viktima mund edhe te kishte shpetuar sikur te mos ishte me ate shpejtesi,por duket qe nuk eshte e vetmja qe ecen ashtu.Me beri pershtypje indiferenca e shoferit te makines se erret qe ishte mbrapa.

    Përgjigju
    • Le qe ne ura duhet ndaluar parakalimi dhe shpejtesia te jete e kufizuqr: 28/06/2022 09:51

      Makina e zeze nuk ndalon nga indiferenca apo nga FAJI apo ndjenja e fajit? Eshte pikerisht kjo makine qe e ndjera e parakaloi. Me kod rrugor thuhet qe kur nje makine parakalon, tjetra eshte mire te ngadalesoje shpejtesine, qe makina parakaluese te kete kohe te manovroje.

  • Shkodra: 27/06/2022 22:36

    Burrin emigrant ne angli , vetem paska ndejt ne shqiperi . Te kontollohet tel me ke po shkruante apo fliste. Mos ishte ndonje jaran se ato te marrin mend

    Përgjigju
    • Ky kryetari i bashkise nuk kishte asnje fjale per kete aksident, qofte edhe per te ma shpiegu se pse ura e makinave kishte si mbrojtese kangjella dekorative dhe jo barriera rrugesh?: 28/06/2022 08:59

      keta debilat qe thone jarani jarani, nuk kane lexuar qe nena po e conte ne spital te birin?! Babai ishte kthyer dhe kur ndodhi ngjarja ishte ne Berat. Po ku ishte baba ziu apo po pinte nai birre

    • A. N.: 28/06/2022 06:07

      Ti veme fajin jaranit per perdorim celulari?

    • Italia: 27/06/2022 23:31

      Po si të vete ajo mendja te shash pa pike prove nje nënë te shkrete qe sapo vdiq me të birin nje nje aksident rrugor. Turp te kesh!

    • Soni: 27/06/2022 23:16

      O plehr, o mbeturine, o jashteqitje njerezore, ca komenti ben mor pall k… Te te kisha perball do te thoja shume me shume Zvarr do te coja nga shkodra deri te ajo ure dhe ne ate vend do ta hapja koken me gur, mor njeri i degjeneruar Shiko ato grat e familjes tende… hapi njeher syte te ato qe ke ne shtepi, pastaj gjyko nje nene me nje femije te vdekur

  • Abcd-zh: 27/06/2022 21:54

    Pashe te gjiths vidiot dhe nuk pashe parakalime ,por ndoshta pak shpejtesi ne ate zone qe duhet te ket kufizim shpejtesie dhe pashe shperqendrim total i drejtueses se mjetit,e cila devijoi makinen papritur kur perpara e kishte rrugen bosh dhe kete e ka percaktu me mire @emri,se i lexova te gjithe komentuesit. Nga ana tjeter,dua te theksoj nje gje per drejtimin e automjeteve ne Shqiperi,te cilen sa her qe vij shoh nje shthurje ne trafik te levizjes se makinave dhe specifikisht kam vene re qe jane shtuar drejtueset femra ato qe futen keq,disa dhe shume keq,gati si te cmendura,qe jane burim aksidentesh jo vetem per vehten por edhe per te tjeret,se jane pikerisht keta qe i shpetojne duke reaguar ne ngadalsim,hapje krahu,frenime etj. Por nga ana tjeter, kush eshte vertet nje drejtues i rregullt ,thote,”ky apo kjo,i ru zoti,se ato mos nje here nje her tjeter kane per t’a gjet belane me kete drejtim te makines”. Dhe i kam pare qe jo vetem futen keq,por mbsjne edhe telef ne dore dhe kok ulur shpesh. Mbi te gjitha kjo kategori femrash qe jane ne timon me keq se meshkujt me rrugeçer,jane ca goca te reja me foristrada,qe duken qe s’u ben terrt syri,por pervec se bejne zullumin,reagojne keq ndaj te tjereve duke vene ne perdorim kur te tjeret reagojne ndaj tyre,zhargonin me te ulet te rruges.Ne fillim kur shikoja parakalime te rrezikshme dhe manovrime te cuditshme,thoja c’jan më keta cuna,si nuk i ndalon njeri xhanem,cfar ben policia..!? Por kur kam pare se drejtuesi i makines eshte femer,kam vene duart ne koke dhe konstatimet e mia jane se në mbi 70% jane femrat ne timon qe behen burim aksidentesh. Jam shofer i vjeter dhe me ben pershtypje me te vertete kjo situate ne vendin tim,ku cdo dite ka kronike te zeze vetem me aksidente rrugore dhe jo vetem ketu por edhe nga Italia e Greqia te tilla lajme me aksidente rrugore te shqiptareve i degjojme me shpesh se c’duhet, Dhe duke u ndalur dhe nje here ne rastin konkret te aksidentit,kemi nje prerje te timonit djathtas menjehere e ne menyre te cuditshe ,qe di te thote,ose kjo drejtuesja ka patur djalin ne timon ( kjo edhe nga nje e dhene e tv,qe thote se u gjeten te lidhur me njeri tjetrin,pra nen e bir) dhe djali ia ka devijuar,( dhe ka mundesi qe te jet keshtu dhe kjo tregon arsyen pse ska frenuar por nga ana tjeter tregon se nuk ka qene e perqendruar ne timon por tek telefoni,apo per te marre dicka ,buzkuqin ,ujin per djalin etj),ose i ka ra goma e djathte,por nga pamja e makines, nuk duket si e tille. U prehte ne paqe engjelli i vogel ! Ngushellime familjes!

    Përgjigju
    • Beni: 27/06/2022 23:39

      Ore nuk e shikoni qe ka kryer parakalim ajo,eshte trembur se i ka dal gjith ai kamion perballe,nuk ka fushpamje dhe i kadal mjeti nga kontrolli.Ca ka per te kuptuar ketu.edhe leto mjeshtrat jo po te frenon mamina para jo kamioni,ti nuk e din kurre ca ka ne mendje shoferi tjeter ndoshta kthehet prape ne korsi,na ka ndodh te gjithve te jemi parakaluar keshtu,si ndalon kamioni aq kollaj nuk eshte 50 kile.

  • Kangjellat: 27/06/2022 21:14

    Nuk I shtoj asnje presje komentit me pseudonimin(EMRI)te gjith te tjeret ja fusin kot pa llogjik aty skishte parakalim kamioni kishte ik ne pun te vet,por llogjika te con se ajo ka ken tu perdor celular!!aty ne ate ven edhe kthesa asht shum e bute rruga e dukshme nga larg.

    Përgjigju
  • Ngushëllime: 27/06/2022 20:59

    Ngushëllime familjes! Shumë Gjynah

    Përgjigju
  • Elona: 27/06/2022 19:41

    Kush ta paska dhene patenten moj e uruar qe i more jeten femijes se pafajshem.Si te te dridhet makina,frenat as qe i ke perdorur,te pakten do kishe frenuar ne trotuar kur u ngjite,si ka mundesi,ku e ka mar patenten kjo femer qe nuk ka perdorur asnje pik mundesie per te ndaluar kur ne fakt ka pas mundesi te pakten kur hypi ne trotuar.Gjynah femija i shkrete pa kjo me kete shoferllekun e saj mos sot neser do e hante pataten.

    Përgjigju
  • Jimmy: 27/06/2022 19:41

    Me vjen shume keq per humbjet e jeteve!!por shoferi pa experience ???? ???? ????!!ju ndrihte shpirti ne paqe

    Përgjigju
  • Illo: 27/06/2022 19:20

    Ore komentues, po para se te komentoni, mallkoni, qani e urreni shikoni te gjizhs videot, o te uruar, aq me teper qe dhe titulli thote “del video e re”. Ne videon e pare nuk duket shkaku, ne videon e re, zonja ka parakaluar keq, dhe mesa shikohet edhe ne kthese, dhe i ka ardhe kamioni, qe ishte ne korsine e vet perballe, ajo eshte futur me shpejtesi ne korsine e vet, por e ka kapur lehte makina e zeze (pa faj) dhe ajo nga shpejtesia, paniku dhe shkembimi me makinen e zezë nga mbrapa ka humbur kontrollin. Me vjen shume keq si per nenen vajze e re, por me shume per femijen! Shpirti i tyre ne parajsë! Por nena ka pasur faj, fakqesisht:( nuk parskalohet ne qytet, nuk ecet me shpejtesi ne qytet, nuk perdoret telefoni ne timon, sidomos kur ke femije ne makine ( jam vete nene, edhe kokën mbraoa nuk e kthej kur me therret femija, kam 10 vjet ne timon, jo me tel, qe sbehet fjale). Ju lutem shume, jini te kujdesshem! Makina vret! Vret tjetrin, te vret dhe ty! Nese nuk je i sigurte ne timon, ec ngadale, zbato rregullat! Çdo gje pret, jeta nuk vjen me! Ngushellimet me te sinqerta familjes! Me vjen shume keq!

    Përgjigju
  • arti: 27/06/2022 19:12

    bo bo cfare zjarrfiksish me injorantet ne bote, dhe n.q.s jane gjalle ne makine keta i kane vrare vete me ate menyre terheqeje.

    Përgjigju
  • AJO: 27/06/2022 19:09

    ka 100% faj, po Ai Kamionisti mor si ska frenu sa do pak. O Njerez te qelbur po e shikoni qe nje Parakalo Gabim, po Ti qe e konsidero veten me te mire, Pse nuk freno sa do pak. Por e shikon dhe do ta zesh gabim. Sa her ndosh ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Illo: 27/06/2022 19:30

      Shume e drejte dhe kjo. As kamioni ska frenuar, as makina e zeze mbrapa, ti jepte mundesine te futej ne korsi. Madje me beri pershtypje, qe makina e zeze, pa qe makina me grua e femije ra ne lume, dhe as ndaloi. Shqipetaret kane humbur cdo ndenje njerezore qe ka lidhje me miresine. Fatkeqesisht.

    • Loni: 27/06/2022 19:26

      Nuk ka faj fare kamioni as makinat e tjera cdo njeri eshte individual e merr parasysh situaten qe eshte nuk ka fare tolerance ne keto raste duket e thjehste timoni pse cfare ka timoni mir qe vritesh vete por vret edhe te tjeret! Po mos ishte ure e kangjella po te ishte lokal apo restorant cfare do ndodhte!? Keshtu qe kushdo I merr pergjegjesite e veta! Ngushellimet families!

  • Shoferi i alkolizuar esht kriminel: 27/06/2022 18:58

    Ngushllime vetem per engjellin e pafajshem. Jo per ate te cmenduren qe parakalon ne qytet. ore alkoli te vret. alkol ne timon dhe parakalime te rrezikshme 1 vjet humbje e patentes. ndryshe do vdesin shume te pafajshem.

    Përgjigju
  • Emri: 27/06/2022 18:52

    Pse ja fusni kot, nuk kishte asnje parakalim dhe kamioni kishte kaluar me kohe. E pashpjegueshme si pret djathtas kur nuk vinte askush perballe, sekretin e mori me vete e shkreta me djalin e gjore. Ato jane kangjella bulevardi dhe jo guardrail autostrade, se ajo rruge eshte ne qender te Beratit, per ata qe s’kane qene ndonjehere ne Berat. Nuk iane parashikuar per te mbajtur makina te renda qe dalin nga rruga, ka edhe trotuar te gjere atje

    Përgjigju
  • BERAT: 27/06/2022 18:45

    Si ka mundesi qe tek te gjitha vidoeot nga te gjitha pozicionet nuk shifet asnjeher qe ti kete shkelur frenat asnje drite frenash.....nj parakalim i gabuar shif se cfare te ben te merr jeten.u prefshin ne paqe

    Përgjigju
  • edi: 27/06/2022 18:28

    ne rruget e shqiperise, po dole me makine ose motorr nga shtepia, 50% e ke mundesine te kthehesh i sakte ne shtepia. pak rruget, pak alkoli,pak telefoni, dhe nuk i dihet kush te vjen perballe.

    Përgjigju
  • Ermal: 27/06/2022 18:17

    Po ca behet keshtu !! Ca jane ato kangjulla aty?! Si kangjulla ballkoni e jo barrier per te mbrojtur makinat per mos te perfunduar ne lume.. Duhet te shkojne ne burg pergjegjesit e jo tja lejne fajin viktimes. U fut ne parakalim te gabuar dhe kaq

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 27/06/2022 18:05

    Po ajo tabela reklamë e biznesit të leshit, çfarë do në asfalt?!!

    Përgjigju
  • Pellazg: 27/06/2022 17:49

    Përdorimi cërres telefoni duke ngar se duket veprimi saj është e trembur Ose alkoli

    Përgjigju
    • andi: 27/06/2022 21:18

      ka pas femijen semure dhe ka qen me nxihtim per spital,mos te gjykojme pa ditur

  • Polici: 27/06/2022 17:24

    Te vjen keq qe nje nene e re me femijen humbin jeten. Ky eshte rasti klasik i perdorimit te celularit ne timon. E ka kap paniku dhe ka shkel gazin ne vende te frenave qe ndodh shpesh. Nuk ka kangjelle qe te shpeton, jane budalleqe. Nuk ka faj policia qe i mbyt ne gjoba, mos te ankohemi kot.

    Përgjigju
    • Polici: 27/06/2022 18:12

      Pamjet e reja tregojne qarte shkakun.. parakalimi i gabuar dhe ka humbur kontrrollin fatkeqesisht. Ngushllime familjes.

  • Beni: 27/06/2022 16:35

    Degjoni njerezit kir flasin dhe kuptoni injorancen tone,e gjitha lnjorance shpaloset ne jeten tone te perditshme,dhe perkthehet humbje jete,cilsie jetese,stres,varferi e te gjitha nga pas.Shqiptaret duhet te mbledhin mendjen te behen njerez.Per rastin nuk mund te flas se sdi detaje.Ngushllime familjes

    Përgjigju
  • eri: 27/06/2022 16:24

    ca behet kshu o zot tre ore a jane te trajnuar kto zjarrfiksat

    Përgjigju
    • Illo: 27/06/2022 18:11

      Shumica jo! Shkojne e vijne me zgjedhjet!

  • EDISON: 27/06/2022 16:22

    Nje buzelumi me kangjella te nje cilesie te tille...! Eshte kollaj t'ia vesh fajin asaj qe po ngiste makinen, ajo e pagoi me kokene e vet e me koken e t'birit mendjelehtesine e saj por ne fakt, pergjegjsia penale eshte mbi ata qe kane pergjegjsi per sigurine e atij aksi rrugore. Nje dale e tille nga rruga, me nje guard rail normal, makina do t'kishte perfunduar ne trotuar. Ne fakt ajo kangjelle shkermoqet a thua se eshte prej letre... Me siguri askush nuk do te jape llogari!

    Përgjigju
    • 30km/h-mes Berati: 27/06/2022 17:50

      Po, se aty do behen garat e Formula 1 si ne Montekarlo o te keqen e mendjes

  • Dordomusi: 27/06/2022 16:08

    Duket sikur ben manover per mos tu perplas me kamionin perball qe ndoshta mund te kete kaluar pak karrexhaten dhe do ta kete tremb ne moment te fundit…ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • Mario: 27/06/2022 15:57

    U prehshin ne paqe, por edhe kangjella mos te kishte nuk perfundon ne lum nqs nuk je me shpejtesi. Boll ia hodhet fajin te tjerve sepse njerzit nuk jane te kujdesshem.

    Përgjigju
  • xxx: 27/06/2022 15:56

    Kur budallejte hipin ne timon marrin ne qafe vehten dhe femijen

    Përgjigju
    • xXx: 27/06/2022 19:57

      Aksidenti është aksident,mund ti ndodhi kujtdo...Vetëm një moment dhe shkatërrohet gjithçka...Ngushëllime familjes për këtë tragjedi të madhe...Të prehen në paqe!!!

    • Shofer: 27/06/2022 16:15

      Lereni të shkretën e morri me vehte hallin që kishte,e lehtë të flasësh në kuriz të të tjerve... Ngushëllime familjes. Asnjërit mos i ndodht kjo gjë!

  • Andi: 27/06/2022 15:48

    Pse kangjellat e kane fajin aty eshte qytet nuk eshte rruge interurbane

    Përgjigju
    • polici: 27/06/2022 18:40

      o Andi jam dakort me ty... po pse nuk thuhet dhe verteta tjeter qe nj ML peshon 6-7 kunjtal ....me shpejtesi mer perpara jo kangjella por mure betoni aty ka qen shkruajtur per ata te dy e Zoti paste meshire per shpirtrat e tyre po kollaj tja hudhesh fajin te tjereve.

  • Geni: 27/06/2022 15:46

    Femija ne vend te pare, mamaja me celular, femija ka terhequr timonin....

    Përgjigju
  • Leli: 27/06/2022 15:44

    Me 99% mamaja ka qene me celular dhe femija i ka kthyer timonin.....

    Përgjigju
    • anna: 28/06/2022 08:30

      136 ke shume te drejte

    • Kujdes!!!!: 27/06/2022 16:06

      Te sigurte se nuk ka mundesi tjeter, as me 50 ne ore nuk ka qene. Po i grin pak nga pak njerezimin celulari ne forma te ndryshe. Për të ardhur keq keq shumë duke parë se ke një edhe një krijesë të pafajshme në makinë përgjegjësia duhet 100 fish më shumë.

    • 136: 27/06/2022 15:52

      Jojo , makina pas maunes ka tentu parakalimin dhe i ka tremb,nena me reagim te dobet ka kthy timonin dhe e ka kap paniku

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?