Dimal- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Dimal, në lagjen "4 Shtatori".
Një automjet ka përplasur një 82-vjeçar që udhëtonte me biçikletë. Pas aksidentit shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, por megjithatë nga kqyrja e kamerava policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë i lënduari Sotir Koraqe, u transportua në spitalin e Beratit ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Komento
Komente
