Foto ilustruese

Kronikë

Berat/ Ndalohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për falsifikim dokumentesh

2 Korrik 2018, 08:55| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 09:01

  • Share

Një 31-vjeçar nga Berati është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. Policia njofton se Arben Shëmilli, 31 vjeç, banues në lagjen ’13 shtatori’ në Berat, është arrestuar pasi ishte dënuar me 3 muaj e 10 ditë burg për falsifikim dokumentash.

Njoftimi i plotë:

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor:

Arben Shëmilli, 31 vjeç, banues në lagjen “13 Shtatori”, Berat.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me Vendimin Nr.56 datë 16.03.2018, e ka dënuar me 3-muaj e 10-ditë burg për veprat penale ''Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve'', ''Falsifikimi i dokumentave'', parashikuar nga nenet 190/1 e 186/1 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Lexues: 02/07/2018 09:03

    Nderkohe ata qe jane denuar me 20 e kusur vite bredhin te lire..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?