Berat/ Ndërroi jetë në spital, familjarët kërkojnë kthimin e trupit! Spitali: Ishte me COVID! E bija: Nuk i kanë marrë tampon

2 Nëntor 2020, 19:44| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 19:56

  • Share

Familjarët e një qytetari në Berat kërkojnë kthimin e trupit të Myrteza Hysit i cili ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne.

Ndërkohë spitali rajonal i Beratit nuk e kthen trupin pasi deklarojnë se ai ishte infektuar me koronavirus dhe bëhet shkak për përhapjen e saj.

Sipas familjarëve të të ndjerit, ai vuante nga shumë sëmundje dhe kishte probleme me zemrën, diabetin dhe veshkat teksa kishte qëndruar dy javë në spital.

Ai kishte dalë përpara disa ditëve, ndërsa këtë të hënë urgjenca e kishte marrë sërish në spital.

Ata nuk pranojnë se Myrteza Hysi ishte i infektuar pasi atij nuk i është bërë tamponi dhe se në spital kujdeseshin familjarët.

Familjarët kërkojnë kthimin e trupit të të ndjerit për të bërë ritet e fundit në banesën e tyre.

"Plaku ka qenë i shtruar në spital. Vuante nga veshkat, diabeti, tension, qëndroi 2 javë në spital. E sollën në shtëpi. Sot erdhi urgjenca e kishte marrë sërish. Këtu po jepte shpirt. Thonë që ishte me koronavirus. T'i bëhej tamponi. Motra, nusja, vëllai rrinin në spital dhe kujdeseshin për të. Po të ishte ashtu siç thonin këta nuk e mbanin këtu në spital po e çonin në Tiranë si gjithë të tjerët. Sot nuk e di se çfarë i nxorën. Nuk ka qenë me koronavirus. Duam që të sjellin plakun në shtëpi. Unë kam nusen, vëllanë dhe atëherë do infektoheshin dhe ata" - shprehet vajza e tij.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?