Berat- Ndërtoi pa leje në lagjen “Barrikadë” të Beratit një objekt trekatësh që do të funksiononte si hotel, arrestohet 30-vjeçari i dyshuar.
Aksioni erdhi në kuadër të kontrollit të territorit dhe lirimit të hapësirave publike në vend. I arrestuari është identifikuar si Arjan Gorica.
Shërbimet kishin siguruar informacione në rrugë operative, se një person kishte ndërtuar pa leje, duke ushtruar menjëherë kontroll në terren.
“Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi A. G. kishte ndërtuar pa leje, një objekt trekatësh, të destinuar si hotel. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë 30-vjeçarin”, tha policia vendore.
Pas veprimeve paraprake, dosja për hetime të mëtejshme i kaloi prokurorisë vendore, me akuzën ‘ndërtim i paligjshëm’.
Komente
