Foto ilustruese

Kronikë

Berat/ Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit Rabijak, në pranga 65-vjeçari

16 Gusht, 10:02| Përditesimi: 16 Gusht, 10:06

  • Share

Berat - Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pas një zjarri të vendosur në fshatin Rabijak.

Autori i dyshuar ndezi zjarr një ditë më parë në tokën e tij, por si pasojë e përhapjes së flakëve u rrezikuan banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, Berat, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish për të gjithë qytetarët që, në asnjë rast, të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasoja penale.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?