Masa administrative për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Kronikë

Berat/ Nga alkooli dhe shpejtësia, te parakalimi dhe parkimi i gabuar, Rrugorja ndëshkon 892 shoferë, 2 i arreston!

18 Gusht, 12:46| Përditesimi: 18 Gusht, 12:49

  • Share

Berat- Policia Rrugore e Beratit ka ndëshkuar gjatë dy javëve të fundit rreth 900 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa ka arrestuar dy shoferë dhe marrë nën akuzë një tjetër.

Ky është bilanci i aksionit që vijon me monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të riveshur dhe shoferëve që drejtojnë mjetin, nën ndikimin e alkoolit.

“Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 2 shtetas, për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi”, tha policia vendore.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Masat ndëshkimore të Policisë Rrugore Berat:
-2 drejtues mjeti të ndëshkuar për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit
-194 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara
-36 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-57 drejtues motomjetesh, për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
-10 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
-410 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-183 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?