Pronari i një lokal në Berat po ndiqet penalisht për prishje të qetësisë publike me zërin e lartë të muzikës. Pas ankesës së banorëve, se në lagjen “10 Korriku”, një lokal vendoste muzikë të lartë, policia shkoi në vendngjarje dhe i kërkoi 51-vjeçarit me iniciale M.Ç., pronarit të lokalit se duhet të ulte muzikën, gjë e cila nuk u zbatua pas largimit të punonjësve të Policisë.
Në këto kushte punonjësit e Policisë kanë shkuar përsëri për kontroll dhe në vijim të veprimeve u procedua penalisht 51-vjeçari.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet muzikore të lokalit.
Bravo policia ne berat,por me ben pershtypje sa here kaloj me durres tek pallati ku banon vangjush dako ,ne kat te fundit eshte lokal fly,dhe vendos cdo nate muzik me volum ne max,ky pallat nuk ka burra por te pakten te shkoje policia se tmerruam lagjen me kete muzike.
Përgjigju