Kamioni që po transportonte pllakat dekorative

Nxirrte pllaka dekorative nga Mali i Tomorit dhe i shiste, arrestohet 55- vjeçari në Berat

6 Nëntor 2020, 09:19| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 09:52

  • Share

Berat- Policia ka arrestuar një 55 vjeçar në Berat i cili akuzohet se ka nxjerrë pllakat dekorative te gurit në Malin e Tomorit.

Bëhet fjalë për 55 vjeçarin me iniciale B. L.  banues në Skrapar. Siç njofton policia ai akuzohet për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore"  pasi ka nxjerrë pllakat dekorative te gurit në mënyrë të pa ligjshme në Malin e Tomorit duke shkaktuar dëmtime në zonën e mbrojtur.

"Gjithashtu është proçeduar penalisht në gjendje të lire shtetasi P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërrave, Pogradec të cilit dyshohet se B.L , ia ka shitur shtetasit P. M.,pllakat e gurit dekorative.Ky i fundit u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip kamion, 9 m3 pllaka dekorative pa dokumentacionin përkatës", shton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korcari: 06/11/2020 16:32

    Goditini pa meshire keta palaco,,,mali tomorrit eshte i shejte.....

    Përgjigju
  • Loni: 06/11/2020 10:47

    Puffffff nga mali tomorrit gure... Po mir sikur cfare ka bere ... Ato po shuhen pyje gur ore po shet sikur do shembi malin hajde hajde kriminel...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?