Kronikë

Berat/ Përleshje për një gjobë, qytetari zihet me grushta me policin bashkiak, policia nis hetimin (VIDEO)

20 Qershor, 19:47| Përditesimi: 20 Qershor, 19:57

  • Share

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shihet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur një qytetar, janë kryer hetimet e nevojshme dhe është ka nisur hetimi në gjendje të lirë për të dy personat e përfshirë.

Personi me inicialet A. T., 36 vjeç, dhe punonjësi i Policisë Bashkiake, Q. N., 54 vjeç, dyshohet se janë përfshirë në një përplasje fizike pas një mosmarrëveshjeje për një masë administrative. Të dy kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe tashmë përballen me procedura ligjore.

'Drejtoria Vendore e Policisë Berat. Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur me grushte, 1 qytetar, sqarojmë se u kryen hetimet e nevojshme në lidhje me rastin dhe në përfundim të tyre, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç dhe për punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin Q. N., 54 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e mosmarrëveshjes në lidhje me një masë administrative, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin', thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po pse or trim: 20/06/2025 21:43

    Ky tipi "I forti" lagjes qe hengri asfalt nga polici, po te ishte ne nje vend tjeter do hante plumbin nga policia. Duhet ta konsideroj veten me fat qe hengri vetem grushta, I befshin mire se I ka hallall. Mer gjoben here tjeter o trim dhe mos bej te fortin kur ske takat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?