Foto Ilustruese

Kronikë

Berat/ Përzienin produkte të dëmshme dhe i shisnin si vaj ulliri, në kërkim burrë e grua, sekuestrohen 300 litra përzierje lëndësh

20 Shkurt, 10:55| Përditesimi: 20 Shkurt, 11:06

  • Share

BERAT-Policia ka shpallur në kërkim burrë dhe grua, pasi përzienin produkte të dëmshme dhe e shisnin si vaj ulliri.

Çifti i bashkëshortëve banues në Dimal, kishin marrë 2 ambiente me qira në Shkodër, ku kryenin këtë veprimtari. Policia ka nisur hetimin edhe për personin që ia kishte dhënë me qira ambientet.

Nga të dyja ambientet, janë sekuestrohen 300 litra vaj (përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme) dhe automjeti me të cilin shitej vaji në qytetin e Shkodrës.

Në vijim nga policia janë kryer kontrolle në 2 magazina në Shkodër, në pronësi të J. M., 40 vjeçe, të dhëna me qira, bashkëshortëve E. B., 50 vjeç dhe V. B., 43 vjeçe, banues në Dimal.

‘Për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit E. B. dhe V. B., për kapjen e të cilëve, vijojnë kontrollet. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 40-vjeçaren’, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat “Fshehja e të ardhurave”, "Mashtrimi me produktet ushqimore", "Mospagim i taksave dhe tatimeve", "Moslëshimi i kuponit tatimor" dhe "Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore".

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ska rëndësi: 25/02/2025 12:45

    Sa popull i ndyre jemi. Vrasim njeri-tjetrin ne te gjitha menyrat. Duke filluar nga armet, ushqimin, ajrin dhe natyrisht korrupsioni. Ky popull qe ha njeri tjetrin nuk meriton kete emer por dele. Qe ne 90-ten duhej bere si ne Rumani, po jo, delet duan bari.... 50 vjet e kishim nje bari, tani keto 35 vjet kemi provuar barinj te rinj te te gjitha kraheve, sepse ne jemi dele, jo shqiponjat e ketij vendi. Po na iken jeta sepse po na e vjedhin keta barinjte e rinj, por mos u merzisni o delet vendase se se shpejti do ju bejme kurban juve dhe do tu zevendesojme me dele te huaja.... Ikni o dele se do tju therin..... Ha ha ha ha

    Përgjigju
  • Ska rëndësi: 25/02/2025 12:29

    Aq popull i ndyre jemi sa po vrasim njeri-tjetrin, ne menyra te ndrushme dhe me cfare lloj mjeti(arme) ushqime, ajer

    Përgjigju
  • Iris: 21/02/2025 02:26

    Po mire nje njoftim ne TV lokale apo dhe ato kombetare per popullin qe te dorezoje ne polici vajin e blere nga keta persona nuk ka?! Nese vaji ka nje emer le t'a japin,nese jo, le te bejne publike fotot dhe emrat e dy mashtruesve sharlatane, qe te pakten populli t'a dije qe vaji qe ka blere tek keta eshte me origjine te dyshimte e duhet hedhur,ose dorezuar ne polici.Nuk e di si jane rregullat aty,por ketu tek ne,kur dicka eshte me probleme jepet njoftim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?