Botet me naftë

Kronikë
Top 24

Berat, po vidhnin naftë te TAP, kapen 'mat' tre autorët me kamionin me 7 mijë litra

18 Tetor 2018, 15:39| Përditesimi: 19 Tetor 2018, 16:40

  • Share

BERAT- Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për vjedhjen e naftës në kantierët e gazsjellësit TAP. Të arrestuarit janë; Hyda Vila 26 vjeç, Erineo Lalo 26 vjeç dhe Artur Guri 44 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, ata u kapën në flagrancë duke transportuar me një kamion tip 'Benz' 7080 litra naftë të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e gazsjellësit.

Nga operacioni u sekuestruan;
7080 litra naftë
Një mjet kamion, i markës 'Mercedes Benz'
Një mjet fuoristradë i markës 'Range Rover'
6 aparate telefoni celular
225.100 lekë të reja
450 euro

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, "Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën" parashikuar nga nenet 134/3, 25 dhe 135 të Kodit Penal.

 

Komento

Komente

  • bedri: 19/10/2018 16:22

    titulli duhet te ishte Berat, po vidhnin naftë te TAP kapen 'mat' tre autorët me kamionin me 7 mijë litra , :):):):) ska gje heres tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?