Berat/ Policia 'e pafuqishme' përballë dhimbjes së familjarëve! Pa distancim social, përcillet në banesën e fundit i moshuari dhe 2 nipat që u asfiksuan në pus (VIDEO)

8 Maj 2020, 11:45| Përditesimi: 8 Maj 2020, 16:03

  • Share

BERAT- Pa maska e pa doreza dhe në grumbuj njerëzish, pa respektuar asnjë masë distancimi social, janë përcjellë për në banesën e fundit, i moshuari me 2 nipërit që u asfiksuan një ditë më parë në pus.  Kamber Hoxha dhe dy nipat tij Neim Hoxha  dhe Gentjan Golashi janë përcjellë në varreza në praninë e dhjetëra familjarëve dhe shokëve të tij. Edhe pse situata e vështirë pandemike që po kalojmë për shkak të virusit COVID-19 ka detyruar policinë të jetë e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave, shumë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë kanë qenë të pranishëm gjatë funeralit, kjo si ka penguar familjarët dhe miqtë që të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre që humbën jetën tragjikisht.

44-vjeçari Gentjan Golashi, njëri prej viktimave u varros në fshatin e tij të lindjes, në varrezat e Burdulliasit në hyrje të qytetit të Beratit rreth orës 10:30 të ditës së sotme, ndërsa i moshuari Kamber Hoxha dhe nipi i tij Neim Hoxha me nipin tjetër në varrezat e fshatit Dyshnik rreth 4 orësh.

Ato humbën jetën ditën e djeshme, pasi nuk mundën të dilnin gjallë nga pusi brenda oborrit të shtëpisë. I pari që u fut për të pastruar pusin ishte Kamber Hoxha, por ai pati probleme pasi dyshohet se hasi në një xhep gazi. Në ndihmë të tij edhe dhe 2 nipat, por as ato nuk mundën të dilnin gjallë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 08/05/2020 21:13

    Si u katandis shqiptari me hoxhe e prift, turp!

    Përgjigju
  • Lipja: 08/05/2020 12:05

    Po ca situatë e veshtire pandemike thoni?As te qajne te vdekurit sdo i leme njerezit tani?Aty u shuan 3 dyer dhe ju thoni maska e dorashka.Si skeni cik turp o zotrinj?

    Përgjigju
    • @LipeKarit: 08/05/2020 13:06

      Logjike kali ke perdorur o Lipe Shtogu.. Mua me erdhi shume keq per tre jetet e humbura, por keshtu si thua ti i bie qe V. K le te semutrn dhe 20 apo 30 te tjere ku nga keta mund dhe te vdesin 2 apo 3 veta dhe ska gje se vdiqen.. Idiot e delenxhi je o Lipe kakerdhia

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?