Berat- Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në një kantier ndërtimi në qytetin e Beratit. Një punëtor ra nga kati i tretë i pallatit ndërsa ishte duke punuar. Megjithëse shkoi në spital me shenja jete 66-vjeçari Ramadan Hatia nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor po kqyrin vendin kryen ndërsa administratori i firmës së ndërtimit BIFFER&CO, Tahir Numani është në kërkim.
"Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për humbjen e jetës së shtetasit R. H., dyshohet si pasojë e rrëzimit nga kati i tretë i pallatit në ndërtim, ku po punonte, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas rastit, kryen verifikimet e nevojshme, dhe në përfundim të tyre, u shpall në kërkim administratori i firmës së ndërtimit, shtetasi T.N, 65 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për teknikun e ndërtimit në këtë firmë, shtetasin S. B., 69 vjeç, për të dy për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Punohet për kapjen e 65-vjeçarit", informoi sot policia.
Sot është bër përcjellja për në banesën e fundit të 66 vjeçarit Ramadan Hatia babai i tre fëmijëve. Ndërsa në kantier nuk ka asnjë punëtor gjithçka është në heshtje.Pallati është një godinë 9 katëshe ku të bie në sy vinçi me krahun nga rruga ku kalojnë automjete. Në videot e siguruara shihet që punëtorët punojnë pa kaska rripa apo masa të tjera mbrojtëse.
Komente
