Foto ilustruese

Kronikë

Berat/ Punëtorin e zuri poshtë një masiv guri dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori në Berat (EMRI)

7 Shkurt, 11:38| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:57

  • Share

Berat-Administratori i një firme ndërtimi i cili ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit të kaluar është vënë në prangat e policisë së Beratit. 

I arrestuari Çlirim Hoxhallari, u vendos në pranga pas vdekjes së Gani Selenicës, të cilin e zuri poshtë një masiv guri teksa ishte duke riknostruktuar një objekt ndërtimi më 17 dhjetor 2024, në lagjen “13 shtatori”.

Ndaj 56-vjeçarit, administrator i firmës së ndërtimit, të kontraktuar për rikonstruktimin e objektit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, "Punësimi i paligjshëm" dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve", informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?