Kronikë

Berat/ Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio pasi i reklamonin në rrjetet sociale, arrestohet 56 vjeçari, në kërkim i biri! Policia: Produktet e përdorura, ende të panjohura!

23 Nëntor 2024, 10:24| Përditesimi: 23 Nëntor 2024, 12:27

  • Share

Berat-Një rast i shitjes së vajit të përzier për vaj ulliri bio është zbuluar në Berat. Raportohet se në këtë veprimtari janë përfshirë baba e bir, të cilët e reklamonin vajin në rrjetet sociale. Në pranga  ka rënë  një 56-vjeçar, për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, 29-vjeç.

Sipas Prokurorisë së Beratit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin baba e bir kthyen banesën në ambient për përzierjejn e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.

Blutë sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, arrestuan shtetasin A.A 56-vjeç për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 180 dhe 288/c të Kodit Penal. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, shtetasi D.A. 28-vjeç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me policinë, arritën të provojë se të dy shtetasit, babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin kthyen banesën në ambient për përzierjejn e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.

Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, falenderon emisionin investigative ‘STOP’ për denoncimin e këtij rasti si dhe fton mediat dhe publikun të denoncojnë ccdo rast paligjshmërie për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë shkelësit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 23/11/2024 17:00

    Auuuuu ky Po rast do burim te perjetshem per 1000 Leke keta te marrin jeten. Vrasje massive... Auuu skandal. Kushedi sa mostrat Jan SI keta. Denim maximal ketyre vemjeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?