BERAT-Një 32- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit, pasi shiste kanabis në shkollat qytetit të Beratit, Dimalit dhe Kuçovës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalaja”, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga Jurgen Dymko, 32 vjeç, banues në Dimal për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Sipas policisë, Dymko, ishte në vëzhgim prej disa muajsh nga sektori i antidrogës në DVP Berat.
Policia ka sekuestruar në banesën e 32-vjeçarit dy qese plasmani me rreth një kilogramë lëndë narkotike kanabis në formë boçeje, të cilën ai po e përpunonte për ta ndarë në doza me qëllim shitjen.
Ka nisur hetimi edhe për person tjetër, të cilit iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike që e kishte blerë tek Dymko, ndërsa po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.
‘Gjatë kontrollit në banesën e 32- vjeçarit, policia gjeti dy qese me rreth një kilogramë lëndë narkotike kanabis në formë boçeje që ky shtetas po e përpunonte duke e ndarë në doza me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit N. Z, gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi Jurgen Dymko’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Komente
