Foto ilustruese

Kronikë

Berat/ Shiste kokainë në doza teksa ishte nën hetim, pranga 48-vjeçarit

3 Korrik, 14:23| Përditesimi: 3 Korrik, 14:24

  • Share

Berat- Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi në makinë iu gjet një sasi kokaine të ndarë në doza - gati për shitje.

Blutë bëjnë me dije se 48-vjeçari ishte nën hetim për të njëjtën vepër penale.

“Në vijim të punës kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin E. K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat më datë 02.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrolleve, në automjet iu gjet një sasi Kokaine, e ndarë në doza, të gatshme për shitje”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?