Berat, shkon në 8 numri i të arrestuarve për mashtrime me kreditë! Ja skema që përdornin

8 Korrik 2020, 11:12| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 11:13

  • Share

Ka shkuar në 8 numri i personave të arrestuar në Berat, të cilët mashtronin me kreditë. Operacioni i koduar "Kredia" ka nisur në janar të 2020, ku u arrestuan 6 persona, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar sot.

Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit E. I., 26 vjeç dhe F. D., 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

"Këta shtetas përvetësonin shuma të hollash me anë të mashtrimit, duke nënshkruar edhe kontrata huaje në emër të një shoqërisë me objekt veprimtarie dhënie kredie, me qëllim përvetësimin e shumave të lekëve, gjë për të cilën kjo shoqëri nuk kishte dijeni", sqaron policia.

Por si funksiononte skema e mashtrimit dhe si u zbulua? Gjashtë persona kallëzuan se ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem. Por u mashtruan dhe kur u njoftuan nga institucioni i kredidhënies për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë bënë kallëzimet duke sjellë nisjen e hetimeve dhe arrestimet nga policia.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mashtrim më shumë se një herë” dhe “Falsifikim i dokumenteve".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?