Berat- Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin duke u gdhirë e diel në derën e një lokali, në Berat. Ngjarja ka ndodhur në orën 4.00 të mëngjesit në biznesin e Sali Fetiut, babait të Asllan Fetiut, administratori i një prej bizneseve të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan. Mësohet se nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme materiale ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të zonës për të gjetur gjurmët e autorëve.
Ngjarja dyshohet se është paralajmërim për djalin e pronarit dhe kjo është një nga pistat që po hetohet nga blutë e Beratit. Lokali qëndron i mbyllur prej dy vitesh ndërsa në xhamat e tij shihet tabela jepet me qira.
Asllan Fetiu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është në kërkim nga policia që në mars të këtij viti, pasi qëlloi me thikë në bark një të moshuar në ambientet e një lokali në lagjen "Çelepias". 37-vjeçari hyri në lokal duke kërkuar me emër një person me të cilin dyshohet se ka konflikte të vjetra, dhe pasi i thanë se nuk ndodhej aty, nisi të shajë klientët dhe t’i ngre zërin personelit të lokalit. I moshuari, gjithashtu klient i rastësisht në lokal, ndërhyri për të shuar situatën, por autori iu përgjigj duke e goditur me thikë. Gjatë ditës së sotme policia ka shoqeruar dhe ka marrë në pyetje edhe familjarët e të moshuarit që u plagos, po ata kanë mohuar të kenë qenë të përfshirë në ngjarje
Asllan Fetiu është administratori i një prej bizneseve të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan. Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se 37-vjeçari Asllan Fetiu me origjinë nga Berati, është administrator te “AnaMark”, aksionet e së cilës zotërohen nga kompania e sipërmarrësit Klodian Allajbeu EKMA ose Tregu Agro-ushqimor në Tiranë. Ndërkohë, AnaMark, zotëron 85% të kapitalit tek një tjetër biznes i Allajbeut, “Equos Resort” në Mullet. Sipas raportimeve në disa media, administratori Asllan Fetiu është edhe shoferi i Allajbeut.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin që tregon se AnaMark administrohet nga Asllan Fetiu
Komente
