Berat, shtohen rastet nga pickimi i “vejushës së zezë”

19 Korrik 2023, 16:59| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 18:00

  • Share

Stina e verës ka shtuar rrezikshmërinë ndaj ekspozimit nga merimanga e helmuese e njohur si vejusha e zezë  si dhe zvaranikët  ku një pjesë tyre janë helmues.

Në spitalin rajonal të Beratit gjatë muajit qershor korrik ka patur disa raste nga pickimi i merimangës së zezë si dhe zvaranikët.

Rasti më i fundit ka qënë disa ditë më parë ku një fermer është paraqitur në urgjencën e spitalit me simptoma nga pickimi i merimangës së zezë.

Mjekja Elena Kanaçi pranë urgjencës së spitalit rajonal shprehet se helmimi nga merimanga e zezë jep dhimbje të fuqishme të gjithë muskujve dhe gjymtyrëve, enjtje ose skuqje lokale tek vendi i pickimit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?