BERAT- Është shuar zjarri në fshatin Mbreshtan, në Njësinë Administrative Sinjë në zonën e Shpiragut i cili u shkaktua nga goditja e rrufesë në shtyllën e tensionit të lartë. Por, një vatër e re zjarri është shfaqur në Dushnik, Njësinë Administrative Otllak dhe kjo është vatra e dytë në këtë fshat. Ndërsa vatra e parë ishte dy orë më parë, e cila u arrit që të vihej nën kontroll, por plantacione me ullinj u shkrumbuan. Këtë herë zjarri është shfaqur pranë varrezave publike të zonës.
Në terren forcat MZSh-së po punojnë për stabilizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Përkrah forcave të repartit zjarrfikës janë edhe banorët e fshatit Dushnik. Burimet pranë Drejtorisë MZSH Berat bëjnë me dije se ditën e sotme kanë arritur të menaxhojnë tre vatra zjarri në tre pika ekstreme të ndryshme të bashkisë ndërsa po luftojnë që t’i shuajnë plotësisht zjarrin në Dushnik.
Lajmi kryesor:
Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Bahollit në Berat! Zjarri në Lezhë shkrumbon mbi 200 hektar pyje (VIDEO)
S.C/ReportTv.al