4 persona përkatësisht babai dhe 2 djemtë e tij, si edhe një 38- vjeçar, janë vënë në pranga pasi të organizuar si grup, shitnin doza cannabisi në qytetin e Beratit.
Hetimet e kryera prej 1 muaji, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanw finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Lidhjet”, ku policia ka sekuestruar një sasi cannabisi, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe disa fishekë arme gjahu dhe 4 celularë.
"Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit H. A. (A.), 56 vjeç, A. A., 29 vjeç dhe E. A., 20 vjeç, përkatësisht babai dhe 2 djemtë e tij, si dhe shtetasi E. G., 38 vjeç, lidhje shoqërore e tyre, të gjithë banues në Berat. Nga hetimet ka rezultuar se këta 4 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza cannabisi, në zona të ndryshme të qytetit të Beratit", njoftoi policia.
Materialet procedruale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Komente
