BERAT - Dy persona kanë arritur ti shpëtojnë një atentati të mirëfilltë pasditen e 2 janarit 2025, në lagjen „Donika Kastrioti“. Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi, shokë me njëri tjetrin kanë denoncuar në polici se janë qëlluar me automatik kallashnikov nga një automjet tip Ford i zi ndërsa ishin në lagjen Karburant Merko".
Merkaj dhe Dhëmbi kanë ikur me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.
E ndërsa të dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes "Donika Kastrioti", atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, edhe ato banues në lagjen "Donika Kastrioti" në Berat. Policia nga ana e saj thotë se i ka identifikuar por nuk jep detaje.
'Shtetasit Antonio Merkaj , dhe Apostol Dhëmbi banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen "Donika Kastrioti", në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre" informoi sot policia e Beratit.
Sipas të dhënave, të siguruara nga burime konfidenciale, mësohet se konflikti mes dy grupeve ka nisur në Greqi, për prishje të pazareve të drogës mes tyre.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon kontrollet në zonë për të kapur autorët.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.', njofton policia.
Mbiu fara e Malokut edhe ne Berat , filluan vrasje e plagosje e te shtena me arme, pastroni Beratin
PërgjigjuPolicia e shtetit duhet te ishte ne gadishmeri te perforcuar per festa? Mire qe nuk parandalon por as po i kap dot keta " trima" me kallash ne mes te qytetit. Jane te koruptuar dhe te kapur vete nga krimi, ky eshte problemi.
Përgjigju