Foto ilustruese

Berat/ Transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, procedohet një 35-vjeçar

31 Tetor 2020, 08:32| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 08:33

  • Share

BERAT - Një 35-vjeçar është proceduar penalisht pasi po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

35-vjeçari me iniciale D.H. u ndalua në rrethrrotullimin e Poshnjes teksa udhëtonte me një mjet furgon

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohet nga policia 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme që po transportonte lëndën drusore.

"Drejtuesin e mjetit , shtetasin D.H., 35 vjeç banues në Fier në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht" - njofton policia.

Materialet në ngarkim të tij  janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?