Pllaka guri dhe pllaka dekorativë

Berat/ Vidhnin pllaka guri dhe dekorativë në 'Parkun Kombëtar' të mbrojtur , hetohet një 34 vjeçar, në kërkim një tjetër

7 Nëntor 2020, 10:00| Përditesimi: 7 Nëntor 2020, 11:59

  • Share

Një 34 vjeçar me inicialet A.B, banues në Poliçan dhe një 61 vjeçar me inicialet S.Q dyshohet se kanë kryer veprimtari të kundraligjshme ne zonën e Malit të Tomorrit.

Personat dyshohen se kanë vjedhur dhe demtuar pllaka guri dekorativë  në zonën e  quajtur "Park Kombëtar", zonë e cila është dhe e mbrojtur.

34 vjeçari  me inicialet A.B aktualisht po hetohet nga policia e Beratit . Ai ka pasur të ngarkuar edhe masën "arrest shtëpie " dhe pasi policia ka kryer kontrollet dhe ka konstatuar pjesë nga gurat dekorativë nga Mali i Tomorrit kanë konstatuar gjithashtu se në personin juridik ku A.B është administrator dy punonjës kanë qënë të pasigururar gjë që e rëndon personin penalisht. Shtetasi S.Q ështe shpallur në kërkim nga policia e rrethit të Beratit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 07/11/2020 18:06

    Pisa njerez..

    Përgjigju
  • Jani: 07/11/2020 10:13

    CFARE BEN QEVERIA,,TI ARRESTOJE DHE TI KALBE NEPER BURGJE ME 10 VJET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?