Foto ilustruese

Berat/ Vodhi me dhunë një celular dhe disa para, në pranga 25-vjeçari

2 Qershor 2022, 09:57| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 10:04

  • Share

BERAT- Një 25-vjeçar është ka rënë në pranga të policisë pasi i ka vjedhur me dhunë celularin dhe një sasi parash një shtetaseje me iniciale M.G.

I riu me iniciale F.S u arrestua në flagrancë në lagjen "30 Vjetori",në rrugën ku vodhi me dhunë celularin dhe sasinë e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

"Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 25 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen "30 Vjetori", në rrugë, i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe një aparat celular shtetases M. G. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Vjedhja me dhunë",njoftimi i poicisë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?