KUÇOVË - Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm (17 dhjetor) në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës.
Në një lokal në afërsi të liqenit të fshatit është vrarë me armë zjarri kallashnikov Ajet Gunelin, 37-vjeç. 2 krehëra kallashnikovi janë shkrehur nga autori i krimit, Vangjel Polovina mbi viktimën që ishte duke konsumuar një kafe në lokalin e fshatit.
Fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur të tjerë persona që ndodheshin në oborrin e lokalit, të cilët të tmerruar kanë dalë jashtë.
Viktima Ajet Guneli ishte kthyer pak kohë më parë nga Anglia ku jetonte së bashku me familjen, për tu marrë me disa dokumente në fshatin e lindjes, Gograj.
Ai i kishte dhënë me qira autorit të vrasjes një stallë derrash por prej rreth 1 viti e gjysmë ky i fundit nuk i kishte paguar asnjë lekë.
Mësohet se viktima i kishte kërkuar disa ditë më parë lekët qiraxhiut dhe kishin debatuar. Sot në mëngjes, qiraxhiu ka pritur pronarin të shkonte tek kafja e lokalit dhe pasi ai është ulur ka qëlluar me breshëri kalalshnikovi në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Autori është kapur nga policia disa metra larg vendit të ngjarjes nga policia,në përpjekje për tu larguar.
Një prej banorëve në vendngjarje ku mbeti i vrarë me armë zjarri Ajet Guneli në Berat thotë se drejt tij është shkrehur një karikator i tërë.
"Mua më mori një shok dhe më tha që ka ndodhur kjo ngjarje. Më thanë që është shkrehur një karikator" tha banori.
Ndaj u hapa depot e dhashe arme duhet me mbrojt vedin nderin kanunin
PërgjigjuPaska vra me mbrojte sojin e vet,DERRAT.
Përgjigju