Berat/ Zjarr në fshatin Malinat, digjen 2 ha bimësi dhe dru frutor! Ndërhyrja për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore

24 Gusht, 16:46| Përditesimi: 24 Gusht, 16:55

  • Share

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Malinat, në Berat ku si pasojë janë djegur 2 hektarë me bimësi mes tyre dru frutor dhe vreshta. 

Zjarri i ndihmuar nga era ka marrë përmasa të mëdha duke shkrumbuar qindra rrënjë hardhi dhe sipërfaqet me shkure e bimësi.

Në vendngjarje ka shkuar reparti MZSH Berat megjithëse terreni thyer dhe era favorizonte zjarrin u arrit të izolohej dhe të fikej kjo vatër zjarri.

Si pasoj e këtij zjarri u dogjën rreth 2 ha me bimësi të egër të mesëm dhe parcela me vreshta (hardhi) të fermerit Fitim Hadaj. Ndërhyrja u krye me mjete rrethanore mbasi terreni ishte shumë i thyer dhe ishte e pa mundur përdorimi i mjeteve zjarrefikëse.

Si rezultat i ndërhyrjes të menjëhershme u bë e mundur izolimi i zjarrit drejtë fshatit Malinat dhe drejtë plantacioneve me ullinje dhe pemë frutore si dhe vreshta.

Morën pjesë në këtë operacion 20 punonjës të mzsh Bashkia Berat dhe 3 mjete zjarrëfikëse si dhe 10 punonjës te mzsh Bashkia Poliçan dhe 2 mjete zjarrëfikese.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe shkaqet e rënies së zjarrit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?