Një zjarr ka rënë sot në fshatin Poshnje në Bashkinë Dimal. Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, duke rrezikuar shumë banesa që ndodheshin aty pranë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Dimalit dhe Beratit si dhe forcat e ushtrisë së Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje.
Zjarrëfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë flakëve dhe kanë shmangur rrezikun e përhapjes së tyre drejt shtëpive. Për fikjen e zjarrit në fshatin Poshnje kanë ndihmuar edhe helikopterët e ushtrisë,me hedhjen e ujit nga lart.
Aktualisht zjarri është fikur, ndërkohë që zjarrëfikësit janë duke monitoruar disa vatra që vazhdojnë të jenë të nxehta, për të shmangur rrezikun e riaktivizimit të tyre.
Si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar shumë hektar pemë frutore dhe ullinj,por ende nuk ka një përllogaritje të saktë të dëmeve të shkaktuara nga zjarri në këtë zonë.
Lajmi kryesor:
Del jashtë kontrollit zjarri në Drenovë të Mallakastrës! 120 ha pyje të djegura, ndërhyn helikopteri! 8 vatra aktive në vend (VIDEO)
S.B/r.k./ReportTv.al
