Berat/ Zjarr në pyllin me pisha në zonën e Shpiragut, dyshohet i qëllimshëm

21 Tetor 2023, 17:31| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 02:50

  • Share

BERAT- Një vatër e re zjarri është shfaqur këtë të shtunë në fshatin Mjeshovë në zonën e Shpiragut.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar repartin e mbrojtjes nga Zjarri në Berat. Këto të fundit bëjnë me dije se ndezja e zjarrit dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

Drejt vendngjarjes u nisën automjete zjarrfikëse dhe personel me pompa shpine pasi terreni është tepër i thyer dhe zjarri i ndihmuar nga era e fortë është përhapur me shpejtësi drejt pyllit me pisha.

Pas disa orësh zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e çdo vatre apo druri që ka ende shkëndija të ndezura.

Si pasojë e këtij zjarri janë shkrumbuar rreth një hektarë pisha shkure si dhe një numër konsiderueshëm me peme kultura ullirit. Nuk është hera e parë që në zonën e Shpiragut vihet zjarr i qëllimshëm në kullota apo fusha me grurë. Një muaj më parë zjarri në Zonën e Shpiragut shkrumboi dhjetra hektarë me dru frutorë si dhe ullinj, pyje me pisha dhe deri më sot asnjë autor nuk eshtë vën në pranga.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?