Për të katërtin vit radhazi, në fshatin Bilçë u organizua "Festa e Ullirit. Banorët ekspozuan produktet e tyre: ullinj, vaj ulliri dhe ushqime tradicionale.
Banorët festuan së bashku nën tingujt e muzikës, duke shijuar vjeljen dhe produktet e stinës.
Por edhe pse ne feste, fermeret adresojne shqetesimet e tyre. Prodhimi ka pësuar një rënie drastike për shkak të uljes së temperaturave gjatë çeljes së lules së ullirit dhe infeksioneve të ndryshme.
"Këtë vit ka pasur shumë pak prodhim, për shkak të motit dhe infeksioneve, dhe kjo do të ndikojë në rritjen e çmimit. Mungon edhe fuqia punëtore", tha fermeri Fitim Zaimi.
Mungesa e fuqisë punëtore ka detyruar disa prej tyre të punojnë vetë, për të ulur kostot e vaditjes, krasitjes dhe spërkatjes.
"Edhe kur gjejmë punëtorë, ata kërkojnë 25 mijë lekë në ditë për vjelje, që për ne është e pamundur", shton ai
Berati njihet si një nga zonat më të rëndësishme të prodhimit të ullirit në Shqipëri, ndërsa vetë fshati Bilçë numëron rreth 270 mijë rrënjë ullinj në zonën kodrinore.
Komente
