Berati gati për festat, kryebashkiaku Demo për Report Tv: 2022, rekord turistësh, rritje më 60% nga 2019-a! Këtu gjeni gjithçka

27 Dhjetor 2022, 13:55| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 14:05

  • Share

Berati është një prej qyteteve më të vizituar në Shqipëri nga turistë vendas dhe të huaj. Këto ditë festash e kanë gjetur qytetin e ‘një mbi një dritareve’ të ndriçuar dhe plot gjallëri. Për të folur për këtë atmosferë por edhe për turizmin në këtë qytet në një lidhje live me Report Tv ishte kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo.

“Ne prej disa kohësh kemi organizuar aktivitete që kanë bërë goxha jehonë.  Berati është një nga epiqendrat e festës së Krishtlindjes edhe për shkak të pikëpamjes fetare.  Kuptohet që panorama e dalë nga Mangalem ka qenë si në Prava. Të gjithë beratasit por edhe ata që na kanë vizituar e kanë përjetuar qytetin si kurrë më parë”, tha ai.

Në bisedën me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu në ‘Sot live në Shqipëri’, Demo shprehet se turistët janë gjithnjë e më të shumtë në Berat, madje 2022-shi ishte viti që shënoi rekordin e vizitorëve.

“Berati në vitin 2022 ka pasur më shumë vizitorë në të gjithë historinë e tij. Në 2019 kemi qenë 250 mijë turistë, ndërsa këtë vit jemi rreth 400 mijë turistë. 80% e turistëve janë të huaj.  Vitet e fundit turistët kanë filluar të shpenzojnë më shumë kohë në qytet. Më parë kemi pasur turistë ditor, tani vëmë re që turistët kalojnë të paktën 1-2 net në qytet.  Energjia në Berat është e jashtëzakonshme për të rritur turizmin dhe për të investuar në këtë drejtim. Kemi një rritje drastike të sipërmarrjeve të investuara në sektorin e turizmit. Janë 180 biznese të reja vetëm në lagjet kryesore turistike të qytetit. Sipërmarrësit deri tani janë treguar të zgjuar në drejtim të rritjes së ccmimeve. Ka pasur një rritje të vogël të çmimeve por është rritur edhe cilësia e shërbimit”, tha kryetari i Bashkisë Berat.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Demo tha se investimet kanë qenë të shumta edhe në përmirësim të infrastrukturës, sidomos në drejtim të siteve që kanë bukuri natyrore dhe janë të vizitueshme.

“Patjetër që duhet të provoni Beratin e Magjishëm, ka shumë të për të ofruar. Këtu do të gjeni gjithçka. Nga bukuritë e mrekullueshme të natyrës, te trashyëgimia kulturore, ushqimi shumë i mirë dhe sportet”, ishte thirrja për të gjithë shqiptarët e Ervin Demos, kryetar i Bashkisë Berat.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ina: 30/12/2022 15:37

    Besoj qe Berati do jet qyteti i dyte pas Korces qe do thithi shum turizem. Per kulinarine , per bukurine qe ka edhe investimet .Zhvillimi Turizmit eshte oksigjeni ekonomise.

    Përgjigju
  • Çelepias Harku: 28/12/2022 13:16

    Epo kur u bë dhe ky qoftja të paguaj sufllaqekomentues, mos ngelte njeri

    Përgjigju
  • Ardisa: 27/12/2022 20:28

    Ervin DEMO eshte Kryetari I cili ka rikthyer shpresen ne Berat! Njeri punetor,me shume dashuri per qytetin dhe mbi te gjitha njeri qe di te ngreje partneritete. Berati eshte transformuar fale punes se tij te palodhur dhe perkushtimit per te sjelle zhvillimin e qytetit.

    Përgjigju
  • Beraci: 27/12/2022 15:21

    Ky është ai i plagjaturës që nuk njeh as lagjet e qytetit. E kemi peshqesh nga Dhori Kule

    Përgjigju
    • Beratasi që di edhe shqip edhe dialekt: 28/12/2022 13:20

      Keni filluar me kërcënime për heqje nga puna ju patronazhistët. Të futesh në lagjet e Beratit është si në Kabul ndërsa ju flisni për punë. Parazita!

    • Beratsi qe di te shkruaj: 27/12/2022 19:09

      Ktij ti vish anaesh ore shok se pune si ky ske par ndonjeher ne ate vend te harruar nga zoti.po ti do jesh nga ata pdistat e bexhetit qe ste ka then puna e mbare njeri ne jeten tende

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?