Sociale
Drejt Punës

Berati mbushet me turistë, bizneset në hall: Nuk na ecën me punëtorët e huaj, ikin për një muaj

12 Korrik, 16:48| Përditesimi: 12 Korrik, 18:55

  • Share

Berati, qyteti i UNESCO-s, ka kapërcyer çdo pritshmëri për këtë sezon turistik. Që në janar janë bërë prenotimet e para dhe sot, çdo dhomë hoteli apo “guest house” është e zënë.

Në korrik, qyteti pret turistë nga kontinente të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Australinë.

Zgjerimi i paketave turistike përtej qytetit, duke përfshirë fshatra me vlera natyrore dhe agroturizem, ka shtuar ndjeshëm kohëqëndrimin e vizitorëve.

"Berati është qytet magjik... gatimet janë të mrekullueshme dhe njerëzit të dashur."

Edhe pse turizmi po sjell zhvillim dhe të ardhura, mungesa e stafit mund të kthehet në një pengesë serioze për qëndrueshmërine e sektorit.

“Biznesin e kemi familjar, sapo jemi kthyer nga emigrimi dhe gjithçka e kemi investuar këtu. Por nuk po gjejmë punëtorë. Unë punoj me burrin dhe nipin 17 vjeç, por nuk mjafton. Të rinjtë kanë ikur",- tha Ava Caka, sipërmarrëse lokale.

“Kemi dyfishin e prenotimeve nga një vit më parë. Kemi shtuar Skraparin dhe Përmetin në paketa, por na mungon fuqia punëtore. Edhe punëtorët e huaj që kemi sjellë, nuk qëndrojnë gjatë. U bëj thirrje të rinjve të punojnë në vendin e tyre",- u shpreh Alma Spathara, Federata Rafting Albania.

Turizmi në Berat nuk kufizohet vetëm në lagjet historike, kala apo muzetë. Vizitorët po zgjerohen drejt destinacioneve natyrore, si Kanionet e Osumit, që kane njohur rritjen me te madhe, duke u kthyer ne atraksionin kryesore për rafting dhe aventura.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 13/07/2025 06:44

    Jepuni djemve Shqiptar ate qe ju takon ,nje rroge dinjitoze dhe me siguracionet e paguara,nje mut te madh do gjeni me te huajt, me i mire se vendasi nuk behet asnje i huaj.

    Përgjigju
  • Lala: 12/07/2025 18:55

    KE dyfishim turistesh e pronetimesh ket vit.pra dyfishim fitimi..ama rrogat Si para 5 viteve I KE ne berät.kush te vje me 500euro o plan VEC NOI coban QE ka shit dhit

    Përgjigju
    • Lala: 12/07/2025 21:08

      O Gazi sthan njeri 4000 euro rroga .jasht te ngelin 100 Euro Po ama ka Transport publik.ka cilesi ushqimi.ka rregulla Pune KU oret shtese paguhen .KU e shtune Öse e diel paguhet dyfish etj etj.duke iu permbajtur ketij tipit QE thot Jan dyfishi pronetimet normalisht I Bie tja mbaj xhepi ta paguaj punetorin.se SPÖ ankohet QE Ska pune.po ankohet QE Ska punetore.

    • Gazi: 12/07/2025 20:13

      Po pse mer lala , sa i doni rrogat nga 4000 euro .. Apo me mire me punu si qeni jasht shteti , me rroga te medha dhe ne fund te mujit ngelin ne xhep po 100 euro ..

    • XXX: 12/07/2025 20:02

      Ka një mut dyfishim, ter hoteket i ke bosh, ka vajt dhoma 25€ e me pak.

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?