Sociale

Berati, ndër qytetet e preferuara për turistët, në afro 9 muaj u vizitua nga 75 mijë të huaj

21 Shtator, 17:31| Përditesimi: 21 Shtator, 17:46

  • Share

Berati vijon të jetë një nga qytetet më të vizituara nga turistët edhe përgjatë vitit 2025.

Edhe përgjat shtatorit, me qindra turistë të huaj vërshojnë çdo ditë në rrugët e kalldrëmta  të lagjes muzeale, në Kala dhe zona të tjera duke e kthyer qytetin e një mbi një dritareve në destinacionin më të pëlqyer të turistëve edhe për këtë vit.

Më të shumtit janë ata nga Polonia, Franca, Spanja dhe Italia.

Muzeu Kombëtar i Ikonografisë "Onufri", që ndodhet në zemër të lagjes Kala të Beratit, është një nga ndalesat kryesore të vizitorëve e turistëve nga e gjithë bota.

Gjatë këtij viti numri i pushuesve që vizitojne këtë muze ka pësuar rritje të ndjeshme.

"Edhe këtë vit,Muzeu Ikonografik "Onufri" ka pritur një numër të lartë turistësh dhe vazhdojmë të ruajmë të njëjtat ritme si në vitin 2024 që ishte viti i rekordeve.Për muajin shtator jemi me shifra shumë të larta,gati 10% më shumë se shtatori i vitit të kaluar.Deri më sot,numri i vizitorëve që kanë ardhur këtë muaj në Muzeun Onufri ka arritur në 14 mijë vizitorë,ndërkohë që nga muaji janar 2025 e deri më sot numri i turistëve (vendas dhe të huaj) e ka kaluar shifrën e 75 mijë vizitorëve.Mes numrit më i lartë të vizitorëve,që kanë treguar kujdes për vlerat e trashëgimisë kulturore,vendin e parë e zënë turistët nga Polonia,ndërkohë që surpriza e këtij viti ka qënë numri shumë i lartë i turistëve nga Franca e më pas vijnë me radhë turistët nga Gjermania,Spanja dhe Italia.Patjetër që edhe këtë vit,ne do të mbajmë atë rekordin historik të vitit 2024,ku u tejkalua numri i 100 mijë vizitorëve brenda vitit dhe shpresojmë që ky interes të vazhdojë dhe të jetë i qëndrueshëm,ku tashmë më shumë sesa numrat na duhet të zgjerojmë punën tonë në lidhje me ofertën turistike dhe përmirësimin e infrastrukturës së muzeut.Turistët e shohin Muzeun Ikonografik "Onufri" si pjesë e një mozaiku që ofron trashëgimija kulturore e këtij qyteti,si një destinacion i njohur që është Berati dhe Kalaja e tij dhe patjetër që turistët janë të interesuar për veprat e piktorit Onufri,për detajet e elementeve të pikturës dhe elementeve të ikonografisë që ai solli,duke lënë një gjurmë të madhe në këtë trashëgimi, ndërkohë që nuk mbetet pas edhe interesi i tyre për artistët e tjerë,që kanë përcjellë nëpërmjet veprave të tyre atë çfarë ka ndodhur në Shqipëri me trashëgiminë fetare pas vitit 1967,kur u ndalua me ligj ushtrimi dhe e drejta e fesë",- është shprehur Drejtori i Muzeut "Onufri", Miklor Pasku

Berati është ndër destinacionet turistike të Shqiperise, ku ofrohet turizem gjithvjetor, ndersa renditet nder me te vecantiti fale historise, arkitektures dhe mikpritjes se banorve vendas.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?