Berati si qyteti i lashtë i një mbi një dritareve në të katër stinët e vitit. Panorama vjen përmes penelit të piktorit njohur nga Elbasani, Sadik Kasa, pikturat e të cilit janë pjesë e ekspozitës “Stinët shqiptare", që u çel mbrëmjen e së martës në Galerinë e Arteve "Eduart Lear" të Beratit.
Pjesa më e madhe e veprave të ekspozuara janë peizazhe, me mbi 80% të tyre që tregojnë bukuritë e Beratit dhe pjesa tjetër qytetet e tjera të Shqipërisë.
“Berati është një atraksion, jo vetëm turistik por edhe artistik, është një qytet grafik që i jep mundësinë piktorëve të realizojnë vepra që ngelen edhe në fondit kombëtar”, thotë piktori.
Vetë piktori rrëfen se përmes ngjyrave të natyrës, arrin të shprehë mocionet. Vlerësimet për ekspozitën erdhën nga kolegët e tij
Ekspozita mblodhi piktorë nga e gjithë Shqipëria, drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare dhe artdashës beratas. Ekspozita me 75 punimet e piktorit Sadik Kasa do të qëndrojë e hapur në qytetin e Beratit deri në 30 Maj.
Komente
