VIDEO/ Berati nën magjinë e festave, projektimi i ikonave mbi ‘Mangalem’ tërheq syrin e turistëve

29 Dhjetor 2023, 14:12| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 15:12

  • Share

Qyteti antik i Beratit i është përshtatur më së miri atmosferës festive, jo vetëm dekor dritash. Lagjja historike Mangalem në të cilën projektohen ikona ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve.

Për Kryebashkiakun Ervin Demo, 2023-shi ishte vit historik për turizmin në Berat duke shprehur synimin e 2024-ës për ta kthyer qytetin në një destinacion 12 mujor turistik.

"Ne kemi arritur që ta kthejmë qytetin në një destinacion të rëndësishëm turistik, me një fluks të lartë turistësh gjatë 9-muajve të vitit dhe shpresojmë që në vitin 2024 ta kthejmë qytetin në një destinacion 12-mujor turistik, në një vit rekordesh turistike për qytetin"-ka thënë Demo.

Duke u ndalur edhe në dekorin festiv të këtij viti, kryetari i bashkisë Berat Ervin Demo ka pohuar se, bashkia është përpjekur që çdo vit të fus elementë të rinj përsa i përket dekorit të fundvitit pasi Berati është një qytet magjik dhe atmosfera e krijuar për festa i rri atij për shtat.

Mbrëmjet dhurojnë koncerte festive, ndërsa ndriçimi me drita në dy urat mbi “Osum”, Urën e Goricës dhe Urën e Varur, reflekton si një “ylber” mbi lumë.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?