Foto nga postimi i Edi Ramës

Sociale

Berati organizon Festivalin e Verës, kryeministri Edi Rama jep lajmin: Miqtë e verës dhe muzikës i presin tri net magjike

30 Shtator, 11:47| Përditesimi: 30 Shtator, 11:50

  • Share

Qyteti i Beratit në datat 3, 4 dhe 5 tetor, do të hapë dyert për të gjithë shqiptarët për të festuar Festivalin e Verës, ‘Ëine & Stories’.

Lajmin për organizimin dhe mbajtjen e eventit, e ka shpërndarë kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale shoqëruar me një video nga netë të kaluara festive. Gjithashtu prezentë në këtë festival përgjatë 3 netëve do të jenë dhe figura të njohura të muzikës shqiptare.

“Miqtë e verës dhe muzikës i presin tri net magjike në Festivalin e Verës "Ëine & Stories", në Berat

Aty ku vera jo vetëm prodhohet, por edhe shijohet

Në 3-4-5 tetor”, shkruan Rama në facebook.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?