BERAT- Ditët e ftohta të dimrit nuk i kanë penguar aspak turistët e huaj të vizitojnë qytetin e UNESCO-s. Nga Spanja e deri tek India vijnw turistwt kuriozw pwr historinw por dhe bukuritw e pamata tw natyrws në Berat.
I gjejmw ne pedonalen e qytetit, lagjet muzeale Mangalem e Goricë. Ata shprehen se Berati është një qytet surprizues, me ushqim të mirë dhe njerëz mikëpritës. Arkitektura dhe historia që shpalos ky qytet janë për tu admiruar, thane turistet, duke vecuar Kalanë dhe Muzeun Ikonografik "Onufri".
“Kam ardhur me familjen nga India, vizituam Tiranë dhe tani jemi në Berat. Një qytet shumë i bukur, sidomos malet, kalaja, lagjet muzeale, arkitektura e tyre”, u shpreh një turist indian.
“Jemi nga Spanja dhe po kënaqemi këtu. Qyteti i bukur, klima e mirë. Ushqimi i shijshëm, çdo gjë shumë mirë”, tha nje turiste spanjolle.
Sipas operatoreve turistike gjate muajve te dimrit ka vetem turiste ditor, ndersa nga Marsi pritet te nisin rezervimet ne hotele e bujtina për sezonin veror.
"Kërkesat kryesore të bëra deri më tani vijnë nga Italia,për grupe me intenerare 1 javore,nga vendet nordike,nga Danimarka dhe nga Hollanda,që janë tregje që po rriten gjithnjë e më shumë në Shqipëri.Nisur nga eksperiencat e viteve të kaluara,shpresojmë për më të mirën pasi ky sektor është i paparashikueshëm", shprehet Erilda Krasi, operatore turistikeNë Berat zhvillohet turizmi natyror i aventurës dhe ai kulturor. Sipas të dhënave të bashkisë në vitin 2023, qytetin e UNESCO-s e vizituan 900 mijë turistë nga mbarë bota.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)