Qani Xhafa

Bëri aksident në gjendje të dehur, çështja ndaj deputetit të PD përfundon në GJKKO

28 Maj, 17:44| Përditesimi: 28 Maj, 17:56

  • Share

GJKKO do të vendosë për deputeti Qani Xhafa i cili nuk i ka mbyllur ende problemet me drejtësinë pas aksidentit të ndodhur në 13 Mars të një viti më parë në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan.

Mësohet se Gjykata e Elbasanit ka shpallur moskopetencë lëndore për dosjen e tij duke ja deleguar Gjykatës së Posaçme.

Kjo gjykate do të shqyrtojë faktet e mbledhura nga prokuroria  e Elbasanit për deputetin PD ku ndaj tij janë ngritur akuza e drejtim mjeti në gjendje të dehur. Për ta shqyrtuar rrethana  e çështjes është caktuar gjyqtari i Posaçëm Erjon Cela.

Në kohën e aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit. Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut ne parlamenti dhe tashmë çështja ndaj tij do të rishikohet në GJKKO.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?