VIP & Spektakël

Bëri bujë me lidhjen treshe, ish-missi shqiptar Egla Harxhi i jep fund “aventurës”

24 Mars 2018, 20:41| Përditesimi: 24 Mars 2018, 20:51

  • Share

Egla Harxhi është një nga femrat e njohura shqiptare më të komentuara. Ajo bëri publike kohë më parë lidhjen e saj treshe me një mashkull, Ale de Bassevile dhe një femër, Alesia. Ndërsa solli në jetë edhe një fëmijë.

Mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes saj dhe partneres Alesia. E ftuar në emsionin “Thumb” Egla është shprehur se gjithçka ka marrë fund duke mos dhënë shumë detaje.

Nuk do doja të ndalesha shumë te kjo pyetje, detajet na përkasin vetëm ne, por që do të thoja se fatkeqësisht njerëzit ndryshojnë, nuk është ashtu siç e kishe menduar, gjërat ndryshojnë jo për mirë”, është shprehur Egla. Ish-partneri i saj, Ale de Bassevile pretendon të krijojë Principatën e Libofshës, në Fier, dhe në këtë projekt është mbështetur fort nga ish-misi shqiptar. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?