Bëri drift me makinë dhe postoi videon në rrjete sociale! Në hetim 24-vjeçari në Lezhë! Policia i bllokon makinën dhe i heq patentën për 2 vite

13 Dhjetor 2021, 11:25| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 11:45

  • Share

Një 24-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lezhës pasi në rrjete sociale ka publikuar një video ku bën drift me makinë në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Mësohet se i riu është gjobitur me 600 mijë lekë të vjetra ndërsa i është pezulluar patenta për 2 vite. Sakaq, policia ka bllokuar automjetin e të riut.

Njoftimi i Policisë
Bëri drift me makinë në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras dhe më pas postoi video në rrjetet sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Lezhës identifikon dhe procedon penalisht drejtuesin e mjetit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë i kanë bllokuar automjetin, i kanë vendosur masën administrative 60.000 lekë të rinj dhe i kanë pezulluar lejen e drejtimit, për 2 vjet.

Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që bënte manovra të rrezikshme me mjetin, në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit që shfaqej në video. 

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme", drejtuesin e mjetit, shtetasin D. N., 24 vjeç, banues në Kurbin.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë i kanë bllokuar automjetin, i kanë vendosur masën administrative 60.000 lekë të rinj dhe i kanë pezulluar lejen e drejtimit, për 2 vjet.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?