Jayne Rivera

Bota

Bëri fotografi pranë arkivolit të babait duke pozuar, e reja nga SHBA shkakton polemika në rrjet

29 Tetor 2021, 09:17| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 09:19

  • Share

SHBA- Blogerja 20-vjeçare, Jayne Rivera, ka pozuar e lyer dhe e veshur me një fustan të zi para arkivolit të hapur të babait të saj, duke shkaktuar polemika të shumta në internet.

E reja nga Miami SHBA, në një intervistë u mbrojt  duke thënë se njerëzit e përjetojnë dhe manifestojnë pikëllimin dhe humbjen në mënyrë të ndryshme

 “Të gjithë e trajtojnë humbjen e një njeriu të dashur në mënyrën e tyre. Disa janë më tradicionale, ndërsa të tjerat mund të duken si tabu,”, tha ajo.

“Unë e trajtova si një festë, sikur babai të ishte pranë meje, duke pozuar para kamerës siç kemi bërë në shumë raste. Nuk ka asgjë të keqe në atë që kam postuar, dhe i qëndroj mendimit tim.”, ka shtuar ajo.

Postimi i saj në rrjetet sociale, ka sjell me vete shumë komente gjykuese, për vajzën e re dhe veprimet e saj.

“Unë mundohem të jem një person i cili nuk paragjykon, por megjithatë për gjithçka ka limite. Unë këtë e gjykoj, kjo është e papranueshme”, ka thënë një komentues.

Nuk kanë munguar as ato komente, të cilat kanë i ironizuar vajzën, me faktin se ajo ka përdorur këtë situatë të dhimbshme, për të prodhuar material për blogun e saj.

Megjithëse komentet në postimin e saj ishin kryesisht negative dhe në kundërshti me veprimin e saj, ka pasur edhe persona të cilët e kanë mbështetur.

“Ka mënyra të ndryshme për të përjetuar dhimbjen”, ka thënë dikush,

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?