Pamje nga materialet e sekuestruara

Kronikë

Bëri kërdinë me vjedhjen e biçikletave dhe banesave, kapet 'skifteri' 25 vjeçar në Kavajë

22 Shtator 2020, 13:28| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 13:29

  • Share

KAVAJË- Policia ka vënë në pranga një 25 vjeçar, i cili ishte autori i një sërë vjedhjesh në banesa dhe të biçikletave.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura nga 25 vjeçari dhe një pistolektë çakmak.

Gjithshtu janë zbardhur edhe 10 raste të tjera të vjedhjeve nga ky person. Pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, u kap 25 vjeçari me iniciale B. B., banues në Peqin, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

I riu ishte autor edhe i 10 rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave dhe biçikletave, konkretisht:

-Më datë 18.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën e M. H.;

-Më datë 16.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën e A. M.;

-Më datë 13.09.2020, në Golem, Kavajë, ka vjedhur disa vegla pune elektrike në banesën e R. H.;

-Më datë 30.08.2020, tek mali i Robit, në Golem, ka vjedhur një shumë parash dhe një telefon në banesën e E. B.;

- Më datë 23.08.2020, në fshatin Qerret, ka tentuar të vjedhë në banesën e A. L.;

- Më datë 12.08.2020, në Malin e Robit, ka vjedhur 700 euro në banesën e E. K. dhe 220.000 lekë të vjetra në banesën e A. S.;

- Më datë 08.08.2020, tek Mali i Robit, Golem, ka vjedhur biçikletën e L. V.;

- Më datë 31.07.2020, në Golem, tek Mali i Robit, ka vjedhur biçikletën e S. C.;

-Më datë 07.05.2020, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. Ç., ku ka marrë një televizor.;

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?