Aksidenti i ndodhur në Berat, 15 shtator

Bëri manovra të rrezikshme në rrugë me 'Benz' dhe plagosi 3 persona, lihet në burg 31-vjeçari, autori i aksidentit të rëndë në Berat

16 Shtator 2022, 16:57| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 17:02

  • Share

BERAT- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë sot masën e sigurisë "Arrest me burg me afat 40-ditë" për 31-vjeçarin Leon Simoni.

31-vjeçari nga Lezha, duke kryer manovra të rrezikshme në Rotondon e Kombinatit mbrëmjen e të mërkurës,humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi 3 persona: Blerina Nerjaku,45-vjeçe, banuese në Shijak,Mersine Nerjaku,37-vjeçe,banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu,63-vjeç,banues në fshatin Velabisht në Berat.

Mendohet se Simoni ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka shkaktuar aksidentit po organi i akuzës nuk ka ende përgjigjet e analizave të gjakut që i janë bërë Simonit pas aksidentit.

Ka qenë gjyqtarja Entela Gjoni ajo që ka vendosur për Simonin masën e sigurisë "arrest me burg me afat 40-ditë",e njëjta masë e kërkuar edhe nga organi i akuzës,për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor",parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Kjo masë sigurie me afat është kërkuar për grumbullimin e plotë të provave shkresore dhe pritjes së përgjigjes së analizave,ndërkohë që nga ana e avokatit mbrojtës është depozituar sot edhe një dosje mjekësore,që konfirmon se Simoni trajtohesh prej kohësh me medikamente depresioni.

Gjatë kësaj seance,mësohet se Simoni ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë,duke u kërkuar falje jo vetëm të plagosurve por edhe familjarëve të tyre për ngjarjen.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 16/09/2022 19:10

    Gjykata duhet te cdemtoje te demtuarit qe jane ne spital dhe demin e mjeteve te demtuara dhe shoferi qe mjekohet me medikamente depresioni duhet te skualifikohet si shofer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?