Pamje nga mitdhënia dhe arrestimi i 28 vjeçarit në Fushë-Milot

Bëri parakalim të gabuar me 'Audi'-n ! E pëson keq 28 vjeçari nga Kosova, tentoi të korruptonte policët

20 Tetor 2020, 09:24| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 09:27

  • Share

Një 28 vjeçar nga Kosova është vënë në pranga, teksa po tentonte që të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.

Punonjësit e Policisë Rrugore konstatuan një parakalim të gabuar në Fushë Milot nga një drejtues mjeti duke rrezikuar përfshirjen në aksident rrugor.

Gjatë momentit që punonjësit e Policisë po i kontrollonin dokumentacionin dhe po i komunikonin shkeljen dhe masën administrative drejtuesit të mjetit “Audi”, 28 vjeçari me iniciale Gj. T., banues në Kosovë, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu dhënë një kartëmonedhë 20 euro.

Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin e tij në komisariatin e Lezhës dhe në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar kanë bërë arrestimin 28-vjeçarit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në autostradën Milot-Morinë, policia ka konstatuar dhe ndëshkuar 38 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?