Nard Ndoka kryetar i PDK-së

Politikë

Bëri përgjegjës Lulzim Bashën për humbjen e tij, Nard Ndoka thërret Kongresin e Jashtëzakonshëm të PDK-së

25 Maj 2021, 14:12| Përditesimi: 25 Maj 2021, 14:16

  • Share

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka pasi mbeti jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 25 prillit ka vendosur të thërrasë kongresin e jashtëzakonshëm të partisë së tij.

"Këshilli Kombëtar do vendosë për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më datën 22 ose 29 Tetor. Kryesia e PDK-së do të miratojë edhe kandidatët për kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë", thuhet në njoftimin e PDK-së.

Ndoka për rezultatin zhgënjyes në zgjedhje akuzoi Bashën duke e bërë përgjegjës për humbjen, madje tha se votat e tij personale janë vjedhur nga PD-ja.

‘Partia Demokristiane e Shqipërisë! Departamenti i Organizimit

UDHËZIM

Mbështetur në Statutin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë, me udhëzim të Kryetarit të PDK-së z.Nard Ndoka, ngrihet një grup pune i përbërë nga:

1-Ndue Shpani, Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së

2.Enver Leka, Shef i Departamentit të Organizimit

3.Nasilda Shyti, Shefe e Departamentit të Medias

Grupi i punës do të hartojë axhendën organizative e politike, duke kontaktuar me të gjitha degët e PDK-së, për të zhvilluar analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe riorganizimin e strukturave, që do pasojë me mbledhjen e Kryesisë më 10 Shtator dhe të Këshillit Kombëtar, më 24 Shtator. Këshilli Kombëtar do vendosë për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më datën 22 ose 29 Tetor.

Kryesia e PDK-së do të miratojë edhe kandidatët për kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi, Zyra e Organizimit të PDK-së. Tiranë, më 25.05.2021’- thuhet në njoftimin e bërë në Facebook nga Nard Ndoka.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 25/05/2021 19:21

    kongresi i pdk...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?