Rick Scolamiero, fans i Marvel

Bota

Bëri plot 31 tatuazhe me super-heronj, fansi i çmendur i "Marvel" thyen rekord botëror

4 Gusht 2022, 21:38| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 21:44

  • Share

Plot 31 tatuazhe me super-heronj ka bërë mbi trupin e tij një fans i "Marvel", shtëpisë botuese të librave "comics" me super-heronj, që më pas u zhvillua në një nga studiot më të njohura kinematografike në botë.

Rick Scolamiero, 36 vjeç, ka qëndruar plot 350 orë në studion e tatuazheve për të dekoruar pjesën më të madhe të trupit të tij me personazhe të Marvel-it.

Kur fansi kanadez bëri tatuazhin e tij të parë në njërin krah në vitin 2011 - një Spider-Man - ai kurrë nuk e mendonte se do të thyente rekord botëror me atë që kishte nisur.

Fillimisht ai tha se donte të mbulonte vetëm njërin krah me superheronjë, por puna e artistit që i bëri tatuazhet e para i pëlqeu aq shumë sa deshi të mbulonte sipërfaqe më të mëdha të trupit.

Duke folur për Guinness World Records, ai tha:

“Unë u dashurova me punën e artistit dhe doja të vazhdoja të shihja se çfarë tjetër mund të gjenim në lidhje me tatuazhet".

Ai ka të tiposura në trup gjithë personazhet e Marvel-it,  si Vejushën e Zezë, Hulkun, Njeriun e Hekurt, Supermenin etj.

Si një fans i çmendur, Rick takoi edhe Stan Lee, artistin e librave "comics" që themeloi Marvel-in.

Stan Lee firmosi një autograf në kyçin e dorës së Rick-ut, të cilin, për ta pasur kujtim të përhershëm, ky i fundit e ktheu në tatuazh.

U deshën disa seanca tatuazhesh prej gjashtë orësh për të arritur përfundimin që 36-vjeçari kishte synim, dhe plot 350 orë nën pickimin e gjilpërës me bojë.

Njerëzit shpesh e ndalojnë atë në rrugë për ta komplimentuar, e madje fillojnë të komentojnë mbi historitë e Marvel-it që tashmë pasqyrohen mbi trupin e tij.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?